Policia greke ka ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës një shqiptar i cili po hynte në Shqipëri me 14 mijë euro, para këto të padeklaruara.Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se shqiptari u kap nga policia greke me valutë të fshehur.
Nuk dihen ende detaje mbi identitetin e tij, ndërkohë që mësohet se është lënë i lirë pasi është gjobitur me 25% të vlerës që iu gjet me vete e padeklaruar.