Ora News - Dy javët e fundit të sezonit turistik, Loka: Policia do vazhdojë monitorimin e plazheve

2018-08-21 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Departamentit për Sigurinë, Gjovalin Loka, i shoqëruar nga Drejtoresha për Kufirin dhe Migracionin Durrës inspektoi sot plazhin e Spillesë dhe të gjithë vijën bregdetare të Durrësit.

Loka ka konstatuar se masat shtesë po zbatohen në terren me korrektësi nga punonjësit e policisë, ku përgjatë këtij sezoni nuk është shënuar asnjë ngjarje e rëndë kriminale.

Teksa kanë mbetur edhe dy javë deri në mbyllje të sezonit turistik, Drejtori Loka theksoi në një prononcim për median se janë marrë një sërë masash në kufi për krijimin e lehtësirave ligjore për kthimin, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore, si dhe në të gjitha akset rrugore do ketë prezencë të shtuar të Policisë Rrugore me qëllim disiplinimin e qarkullimit për mos krijuar bllokime nga parakalimet e gauara , si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-javet-e-fundit-te-sezonit-turistik-loka-policia-do-vazhdoje-monitorimin-e-plazheve

Free Traffic Exchange