Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se fruthi në Europë ka arritur rekorde më të larta se një dekadë. Rezultojnë të prekur 41 mijë persona dhe 37 të tjerë kanë ndërruar jetë. Ora News pyeti Institutin e Shëndetit Publik dhe drejtuesja e këtij institucioni tha se situata në Shqipëri është nën kontroll.
Në Europë fruthi po shkakton një numër të konsiderushëm të prekurish, që për Ogranizatën Botërore të Shëndetësisë janë vlerësuar si rekordi më i lartë i pacientëve.
OBSH raporton se në Rajonin e Europës mbi 41 000 fëmijë dhe të rritur janë infektuar me fruthin në 6 muajt e parë të vitit 2018.
Numri i pacienteve ka tejkaluar çdo vit tjetër në këtë dekadë. Raportet mujore të vendeve gjithashtu tregojnë se 37 vetë kanë vdekur për shkak të fruthit.
"Pas numrit më të ulët të rasteve të dekadës në vitin 2016, ne po shohim një rritje dramatike të infeksioneve dhe shpërthimeve të zgjatura", thotë Dr Zsuzsanna Jakab, Drejtori Rajonal i OBSH për Evropën.
"Ne i bëjmë thirrje të gjitha vendeve që menjëherë të zbatojnë masa të përshtatshme për kontekstin për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje. Shëndeti i mirë për të gjithë fillon me imunizimin dhe për sa kohë që kjo sëmundje nuk eliminohet, ne nuk po përmbushim angazhimet tona të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm ".
Shtatë vende kanë raportuar mbi 1000 infeksione në fëmijë dhe të rritur këtë vit (Franca, Gjeorgjia, Greqia, Italia, Rusia, Serbia dhe Ukraina).
Ukraina ka shënuar goditjen më e rëndë, me mbi 23 000 njerëz të prekur; kjo përbën mbi gjysmën e totalit rajonal.
Ndërsa numri më i lartë i viktimave është shënuar në Serbi, 14 vdekje që i atribuohen fruthit.
Ora News pyeti edhe drejtuesen Institutit të Shëndeti Publik, Albana Fico, për situatën në vendin tonë.
Dr.Fico tha se fruthi ne Shqiperi është nën kontroll të plotë, nuk ka vend për panik dhe se vendi ynë ka mbulesë të gjerë vaksinale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fruthi-shenon-rekorde-ne-europe-me-37-viktima-ndersa-ne-shqiperi