http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia zbardhi detaje nga aksidenti i rende ne Qafen e Koshovices ne vendin e quajtur "Liqeni" ku dy makina u perplasen me njera tjetren. Forcat e rendit bene te ditur se makinat e perplasura ne aksin Levan-Fier jane nje "Audi" dhe nje "Benz".
Viktima eshte shtetesja Majlinda Troka e cila ndodhej pasagjere ne mjetin tip "Audi" qe drejtohej nga shtetasi me iniciale A.T. Ky i fundit eshte plagosur sikurse edhe nje femije i mitur qe ishte po ne kete makine.
Bilanci nga ky aksident behet edhe me i rende po te kemi parasysh se gruaja e cila humbi jeten Majlinda Troka ishte shtatzene.
Nderkohe raportohet i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjeter tip "Benz" i perfshire ne kete aksiden, shtetasi me iniciale L.T.
Policia po punon per te zbardhur dinamiken e ketij aksidenti.