Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mijëra besimtarë muslimanë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, një prej festave më të rëndësishme në kalendarin Islam.
Falja e madhe nisi në orën 07:00 në të gjtiha sheshet apo xhamitë ky u krye riti fetar.
Në Shkodër, falja u krye në sheshin përballë xhamisë Ebu Beker.
Në Elbasan, qindra besimtarët u mblodhën në sheshin "Gensher", ku falja e u drejtua nga Agim Duka.
Besimtarët e Fierit u mblodhën në xhaminë e madhe të qytetit, ndërsa në Vlorë u falën ne shesh.
Besimtarët e Beratit e falën namazin e Kurban Bajramit në Pedonalen e qytetit.
Falja e madhe eshte ndjekur dhe nga qytetare të tjerë, pavarsisht besimit te tyre fetar, shenje e harmonisë fetare që mbizotëron në vendin tonë.
Besimtarët u lutën për shendet, mbarësi e lumturi, ndërsa imamët e myftitë në të gjithë vendin dhanë mesazhe solidaritet e harmonie.
Festa e Kurban Bajramit vijon me pas me drekën e madhe, ku simbolika e festes eshte berja e nje kurbani ne shenje falenderimi ndaj Zotit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kurban-bajrami-ne-rrethe-besimtaret-muslimane-falen-namazin-ne-sheshe-e-xhami