Humbi jetën në tragjedinë e Genovas/ Cermonia e lamtumirës së Admir Bokrinës në Shkodër

2018-08-21 0

Shkodër- Është përcjellë për në banesën e fundit njëri prej shqiptarëve që humbi jetën në tragjedinë e Genovas.

Bëhet fjalë për Admir Bokrinën, 32-vjeçarin që humbi jetën rreth një javë më parë teksa po shkonte për punë bashkë me shqiptarin tjetër, Marjus Djerri, 22 vjeç.

Trupi i Admirit ka mbërritur në Oblikë mbrëmjen e djeshme pas ceremonisë mortore të zhvilluar në Genova nga shteti italian.
Nga shembja e urës në Genova, 43 persona mbetën të vdekur, mes tyre edhe 3 fëmijë.