Edmond Bego sot 48-vjeç, biznesmeni në fushën e ndërtimeve që ka përdorur disa emra, i arrestuar dy ditë më parë në Igumenicë, për llogari të shtetit italian teksa kthehej nga pushimet në Korfuz, u la në burg nga gjykata greke. Shqiptarja.com mëson se Bego do të qëndrojë në burgun e Korfuzit në pritje të kërkesës për ekstradim nga autoritetet italiane. Sipas ligjeve greke, afati për pritjen e kërkesës nga Italia është 10 ditë. Nëse urdhri i arrestit është në fuqi, atëherë Bego ekstradohet drejt Italisë dhe duhet të përballet me drejtësinë atje.
Shqiptarja.com mëson se për dënimin nga shteti italian me akuzat e pjesëmarrjes dhe krijimit të organizatave kriminale, kontrabandës dhe trafikimit të drogës, heroinë dhe kokainë, Bego është arrestuar në Shqipëri në vitin 2009.