Tirane- ARRSH-ja mobilizohet për situatën me urat në vend, pas tragjedisë së Genovas, ku humbën jetën 43 persona, mes tyre dy shqiptarë. Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro në një prononcim për mediat tha se në dy vitet e fundit është ndërhyrë në 25 ura, ndërsa institucioni është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha urave.
Sipas drejtorit të ARRSH-së, Afrim Qendro, situata nuk paraqitet emergjente, por gjithsesi të paktën 7 ura kanë nevojë për ndërhyrje.
?Nga 3.975 vepra publike në vend, 1.200 janë ura dhe monitorohen nga ARRSH-ja, me një kontroll periodik 1 herë në vit dhe ndërhyrje të vazhdueshme gjatë periudhës që mirëmbahen e shfaqen probleme. Ne kemi ndërhyrë në 25 ura dhe më problematiket kanë qenë ura e Mborjes, e Sulotit dhe Zëmblakut. Nuk kemi emergjenca, ndërkohë që kemi dërguar në qeveri disa projekte ku është hapur gara për tenderin, ? tha Qendro. ? Do kërkojmë buxhet për urat problematike, por e përsëris, nuk jemi në panik, as në emergjencë për urat?.
Kreu i ARRSH-së theksoi po ashtu se problem janë automjetet e rënda që kalojnë në ura, ndërsa sipas tij sinjalistika e vendosur është e saktë.
?Problem janë gërryerjet në këmbët e urave. Kemi menduar të ndërtojnë një urë të re në qytetin e Tepelenës që do të lidhë gjithë aksin e jugut. Kompanitë e naftës dhe kromit nuk i respektojnë rregullat mbi peshën në akset ku kalojnë?. Qendro shtoi se të gjitha urat në vend do të inspektohen.
Gjeni të renditura ndërhyrjet në urat e administruara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar të ndara sipas katergorive të mëposhtëme