Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plazhi Kunës në Shëngjin është braktisur nga pueshuesit gjatë këtij sezoni turistik.
Pamjet që janë në video i përkasin dites së diele dhe siç shihet çadrat janë të boshatisura.
Shkak për këtë situate është bërë ndotja që ju krijua bregdetit në fillimin e muajit korrik e që vijon të jetë prezente edhe sot.
Kjo problematike ka penalizuar me dhjetra biznese në këtë zonë të cilët thonë se kanë falimentuar, ndërsa fajësojnë autoritet të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar ndotjen.
"Që në fillim të sezonit jemi në luftë me algat dhe problemet që na ka shkaktuar. E kuptoj pamundësinë e bashkisë por po dëmtohet biznesi dhe turizmi"
Pas verifikimeve rezultoi se ndotja e bregdetit të Kunës në Shëngjin erdhi nga hapja e një kanali që lidh detin me lagunen, duke dëmtuar në këtë mënyre një nga perlat e bregdetit të Adriatikut.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/braktiset-plazhi-i-kunes