Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas policëve pa uniformë që qarkullojnë në rrugët e Tiranës për të vërejtur shkeljet e drejtuesve të automjeteve, Policia Rrugore ka vendosur të mbikëqyrë shkelësit duke përdorur edhe dronët nga ajri. Synimi është pikasja e parakalimeve të gabuara.
Njoftimi i policisë:
Tani ka ?ilaç? efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.
Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON
Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e "çarmatosi"
Edhe shkeljet e tjera:
1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;
2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.
Vendet ku monitorohet me dron?
Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si ?njolla të zeza? të trafikut.
Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/jo-vetem-nga-toka-policia-rrugore-ndjek-edhe-nga-ajri-shoferet-qe-shkelin-rregullat