Shpërthimi në makinën e Ervin Memos në Fier, ekspertiza: Tritoli në kroskot, u aktivizua me celular

2018-08-19 3

Ka dalë ekspertimi për tritolin e vendosur në makinën e 38-vjeçarit Ervin Memo në 21 prill 2018 në Fier.

Sipas ekspertëve kriminalistikë lënda eksplozive e vendosur në makinën e Memos ndodhej brenda në kroskot, në anën e djathtë të tij dhe është aktivizuar me anë të celularit.

Ekspertët kriminalistikë pas ekspertimit që i kanë bërë makinës tip Benz me targa AA 270 IV, kanë dalë në përfundimin se lënda plasëse është aktivizuar me anë të një thirrjeje telefonike.

Tashmë po punohet nga policia për të verifikuar numrin celular që ka kryer thirrjen. Ka qenë vendodhja e eksplozivit në kroskot ajo që ka sjellë shkatërrimin e plotë të mjetit si edhe shpëtimin e jetës së Memos. 38-vjeçari doli vetë nga makina.

Ekspertët kanë thënë se presioni i krijuar nga shpërthimi i eksplozivit është përqëndruar në drejtim të ndenjëses së pasagjerit.

38-vjeçari Ervin Memo ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit duke marrë kështu goditje që i sollën vetëm dëmtime në lëkurë por pa pasoja të rënda për jetën. 

Ngjarja

Më 21 prill të këtij viti, në qytetin e Fierit një shpërthim i fortë tronditi banorët e lagjes 29 nëntori, rreth orës 22:45.

Në momentin kur Ervin Memo hipi në makinën e tij tip Benz dhe e ndezi, një shpërthim i fortë bëri që makina të shkatërrohej thuajse totalisht. Në vendin ku ndodhi shpërthimi, shkuan menjëherë qytetarë, policia, dhe ambulanca që panë sesi Memo shpëtoi për mrekulli nga ky atentat.

38-vjeçari arriti të dalë nga makina dhe me këmbët e tij kaloi anën tjetër të rrugës. Fillimisht u dyshua se ky shpërthim ishte bërë me një bombë artizanale me celular, ndërsa ekspertiza e pak kohëve më parë e vërtetoi këtë fakt.

Free Traffic Exchange