http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne bashkëpunim me qeverinë, bashkia e Tiranës po ndërhyn ne urbanizimin e zonave dikur informale.
Investimi me i fundit është ai ne zonën e ?Depos se Ujit? ne njësinë numër 2, ku janë ndërtuar rrugët, është shtruar rrjeti i telefonisë, kanalizimet dhe është vendosur ndriçimi.
?Kemi qenë këtu fiks një vit më parë, kur filluam punën dhe kjo ka qenë e gjitha një monopat. Në fakt, ka qenë monopat që kur kam qenë unë fëmijë dhe rritesha në këtë lagje dhe kjo ka qenë pjesë e Ndërmarrjes Bujqësore, e populluar me njerëz që deri dje i quanin shtëpi të palegalizuara, por sot quhen vila të urbanizuara. Pra, diferenca që bën legalizimi dhe urbanizimi, e kthen shtëpinë në vilë, do të thotë ulim muret, barrierat, pengesat me njëri-tjetrin?.
Ne Tirane janë hapur 100 kantiere ndërtimi ku pjesa me e madhe do te përfundojnë ditët e para te shtatorit.
?Jam shumë i lumtur sot që edhe pse kemi hapur 100 kantiere në Tiranë, disa kanë filluar të mbyllen dhe siç kemi premtuar do mbyllim shumicën e kantiereve të hapura, përpara se njerëzit të kthehen nga pushimet. Ajo që më vjen mirë është se po kthehen nga pushimet edhe emigrantët dhe kush vjen nga Greqia, Italia apo edhe vende të tjera, thonë: ?Ej, kjo është një lagje tipike që do e kishim edhe në një vend evropian, me muret e ulëta, me trotuaret, me ndriçimin?.
Një ditë më parë kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet për rrjetin e ujësjellësit në rrugën e Kavajës.