Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Roja 50 vjeçar i një karburanti mbeti i plagosur me armë zjarri pasi tentoi të shmangë grabitjen e subjektit ku punonte!
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:50, në një pikë karburanti në aksin rrugor dytësor që lidh Lezhën me fshatin Rrilë!
Grabitësi, ende i paidentifikuar, sipas hetimeve paraprake ishte i armatosur dhe i maskuar kur sulmoi pikën e karburantit për ta grabitur.
Por ai hasi rezistencën e rojës Martin Prenga.
Në përleshje e sipër hajduti ka qëlluar një herë me pistoletë 50 vjecarin!
Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, nga ku burime mjekësore thonë se është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se grabitësi ka qenë i vetëm gjatë aksionit, duke marrë një shumë prej 50 mijë lekësh të vjetra nga arka e pikës së karburantit.
Më pas ai është larguar menjëherë nga vendngjarja duke përdorur një makinë pa targa.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët janë vënë në ndjekje të autorit por pa mundur që të bien në gjurmet e tijë.
Në momentin e ngjarjes pranë pikës së karburantit ka qenë edhe një tjetër punëtor i cili ka parë të gjithë skenën por pa mundur ta shmangë.
Dëshmia e tij, veç dinamikës së ngjarjes, nuk i ka shërbyer policisë për identifikimin e autorit.
Për këtë qëllim ekspertët kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit, ndërsa në vendngjarje është sekuestruar një gëzhojë si provë materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë ndërkohë vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjes së armatosur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-plagoset-rojat-i-pikes-se-karburantit-perleshet-me-grabitesin-e-maskuar