http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish sekretari I përgjithshëm I Organizatës së Kombeve të Bashkuara, I cili fitoi çmimin Nobel për Paqe për punë humanitare, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare.
Familjarët e tij thanë për mediat se Anan ndërroi jetë në mënyrë paqësore të shtunën, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Anan ishte afrikani I parë që mori detyrën e diplomatit më të lartë botëror në një organizatë ndërkombëtare.
Në një deklaratë, fondacioni Kofi Anan e përshkroi ish sekretari e përgjithshëm të OKB si një ?njeri të që lufoti gjatë gjithë jetës së tij për një botë më të drejtë dhe në paqe?. "Kudo që kishte vuajtje apo nevojë, ai e shtriu dorën dhe preku shumë njerëz me dhembshurinë dhe ndjeshmërinë e tij të thellë?, thuhet më tej në deklaratë.
Qëndrimi i Ananit si sekretar i përgjithshëm i OKB-së përkonte me luftën në Irak dhe me pandeminë e HIV / Aids.