Kryetari i Mitrovicës kundër Thaçit: Jo ndarje e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kreu i komunës se Mitrovicës Agim Bahtiri ka vizituar Tiranën për te lobuar kundër ndryshimit te kufijve te Kosovës. Gjate një takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha, numri një i komunës se Mitrovicës ka vene ne dukje se përpjekjet e Beogradit për aneksimin e Mitrovicës dhe copëtimin e Kosovës janë një kërcënim i madh për paqen dhe stabilitetin.

sinkron




Agim Bahtiri: Lufta ka përfunduar, kufijtë janë përcaktuar ne atë qe mbron KFOR-i. Tani nuk dëshirojmë te humbim asnjë pëllëmbe toke te Kosovës ne tavoline. Unë dëshiroj te bisedoj me krejt krerët politike te vendit por edhe gjithkundit për te dale sa me te fuqishëm ne tavoline.



Sali Berisha: ?Uroj që përpjekjet e tij dhe faktorëve të tjerë politikë të Kosovës t?i japin përgjigjen e merituar përpjekjeve të serbomëdhenjve të Beogradit dhe argatëve të tyre në Prishtinë që kërkojnë të copëtojnë Kosovën.?



Gjatë këtij takimi ish-kryeministri Berisha ka theksuar se në të gjitha rezolutat e OKB, aktet ndërkombëtare, aktin e pavarësisë apo edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës; Mitrovica është territor i Kosovës dhe kjo nuk mund të negociohet.



Ish-kryeministri është i vetmi politikan në Tiranë i cili ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe idesë për korrigjimin e kufijve mes Serbisë e Kosovës.