I jepet lamtumira e fundit, viktimave të Xhenovas - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Qindra njerëz u mblodhen për t?i dhënë lamtumirën 18 prej viktimave te tragjedise se Xhenovas mes të cileve edhe dy shqiptareve. Arkivolet e të rinjve Marjus Djerri 22 vjeç dhe Admir Bokrina 32 vjeç, që humbën jetën tragjikisht mesditën e 14 gushtit u mbuluan me flamurin kuqezi.

Trupi I pajetë I Admir Bokrinës, do të përcillet për në banesën e fundit në Shkodër, ndërsa Marjus Djerri nga Shijaku do të prehet ne Xhenova.




Ceremonia shtetërore u zhvillua në prani te presidentit italian Sergio Mattarella, kryeministri Giuseppe Conte dhe mjaft zyrtarëve të tjerë të lartë te vendit.

Presidenti Mattarella nuk I mbajti dot lotet dhe u shfaq teper I prekur nga pamja me 18 arkivole para tij, cka më pas solli edhe duatrokitje ndaj tij pas largimit nga ceremonia. Ai e konsideroi tragjedinë të papranueshme për një vend si Italia.



Nuk munguan as zyrtaret franceze ndërsa asnjë nga ministrat apo zyrtaret e lartë shqiptare nuk ishin të pranishëm.

Këtë të shtunë u përcillen në banesën e fundit 18 viktimat e tragjedisë së urës Morandi.Disa nga familjarët e viktimave refuzuan ceremoninë shtetërore për shkak të zemërimit ndaj qeverisë italiane. Të premten, u zhvillua funeral i parë privat.