Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar pesë drejtues mjetesh gjatë kontrolleve shtesë të ushtruara në rrugë gjatë fundjavës, nga mbrëmja e së premtes deri në shtunën në orët e para të mëngjesit.
Katër prej personave të arrestuar u ndaluan në gjendje të dehur teksa drejtonin mjetin dhe i pesti ishte i pa pajisur me leje drejtimi.
Gjatë aksionit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga te cilat, 20 per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit dhe 12 per shpejtesi tej normave te lejuara.
Efektivët e Rrugores kanë ndaluar administrativisht 12 mjete per detyrime administrative te pashlyera.
Kontrollet e Policisë Rrugore me Radar dhe Drager, jane perqendruar ne rruget dhe zonat kryesore te evidentuara si ?njolla te zeza? per shkak te ngjarjeve rrugore te ndodhura.
Sipas policisë, nga verifikimet ne terren jane evidentuar nje numer i larte shkeljesh, ku nga rrezikshmeria evidentohet rasti i rruges ?Ferit Xhajko? ku shpejtesia e levizjes se automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, nderkohe qe ne automjet udhetonin e gjithe familja, perfshi edhe dy femije i mitur.
Po kështu ne rrugen e ?Kavajes? shpejtesia e levizjes se automjeteve varionte nga 93 km/h deri ne 99 km/h, nderkohe qe shpejtesia maksimale e lejuar eshte jo me shumë se 30 km/h.
Në një apel drejtuar qytetarëve, në faqen zyrtare të policisë shkruhet se fundjava është për të festuar por jo për të rrezikuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pese-shofere-ne-pranga-kater-te-dehur-njeri-pa-patente