Mbyllet kampi i stervitjes se femijeve

2018-08-17 0

Kampi patriotik. Kështu është quajtur një trajnim për rreth 40 fëmijë në Serbi. Pas Rusisë, në bashkëpunim, fëmijët mësonin aftësi ushtarake në uniformat e ushtrisë së dikurshme. Alarm në media bëri që kritikat të jenë të ashpra. Organizatorët thanë se armët nuk ishin të vërteta. Këtu mësohet tradita serbe dhe ajo që mungon në shkolla.

Millan Stamatovic, Kryetar I bashkisë Çajetina:  Është një kamp patriotik u fëmijët mësojnë vlerat tradicionale serbe dhe që të përgatiten për jetë dhe mbrojte të familjeve të tyre. Në sistemin shkollor më nuk ka mbrojtje, por lëndë mësimore që nuk janë në frymën e traditës sonë.

Por, kjo nuk ka bindur autoritetet serbe dhe kjo duket e tepërt. Ministria e punëve të brendshme dha urdhër që ky kamp veror të mbyllej dhe të merreshin masa.

Nebojsha Stefanovic, Ministër i Punëve të Brendshme: Kemi dhënë urdhër të mbyllim kampin për shkak të sigurisë së fëmijëve dhe frikës në publik. Ka qenë e rëndësishme që kampi të mbyllet dhe fëmijët të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre.

Këtë kamp e dënoi edhe presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, duke thënë se Serbia nuk do ta toleroj një gjë të tillë. Ai tha se k   jo nuk është krenaria e Serbisë dhe e ardhmja e fëmijëve.

Free Traffic Exchange