Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD ka akuzuar deputetin socialist të Shijakut, Jurgis Çyrbja si të lidhur me bandën e Emiljano Shullazit. Në një dalje për mediat deputeti, Enkelejd Alibeaj tha se në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit ai ka komunikuar dy herë më Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit në lidhje me regjistrimin e Hotel Vollgës.
Alibeaj: Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja.
Sipas Alibeajt në të dyja rastet deputeti Çyrbja e ka informuar Danin për veprimet e Prokurorisë.
Alibeaj: Telefonata e parë u bë prej anëtarit të bandës në krye të Hipotekës menjëherë pas sekuestrimit të dosjes së hotel Vollgës nga prokuroria. ?E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.?- janë fjalët e deputetit Çyrjbja në adresë të Gilmano Danit, i cili ka qenë në përgjim. Telefonata e dytë mes të dyve është kryer menjëherë sapo ish kreu i hipotekës ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i ka kërkuar takim, Gilmano Danit krahut të djathtë të Emiljano Shullazit.
Më tej Aliebaj tha se deputeti socialist ka gënjyer drejtësinë kur tha se të vetmin kontakt me Gilmando Danin e ka pasur gjatë kohës së regjistrimit të Hotel Vollgës në pronësi të Emiljano Shullazit.
Alibeaj: Disa muaj më pas, Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore jo vetëm që dëshmoi në favor të Emiljano Shullazit, por ai ka gënjyer drejtësinë, duke pohuar se të vetmin kontakt me Gilmano Danin e ka patur gjatë kohës së rregjistrimit të pronës.
Vetë deputeti socialist ka preferuar të reagojë në rrjetet sociale. Sipas tij ajo që është publikuar është keqpërdorur.
Reagimi në FB i Jurgis Çyrbja
Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve
Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mij mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.
Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.
Dua te informoj publikun se kjo është një çështje e hetuar nga Prokuroria ku unë kam dhënë të gjithë informacionet dhe dëshmitë.
Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bëj pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-kerkon-arrestimin-e-deputetit-socialist-jurgis-cyrbja