Ora News - Pas tragjedisë në Genova, Shqipëria nis verifikimin e urave

2018-08-17 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas tragjedisë në Genova, Policia e Shtetit paralajmëroi inspektime të urave në vendin tonë për të parë gjendjen e tyre, strukturat dhe elementët e sigurisë. Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë rrugore Mithat Tola u kërkoi drejtuesve të mjeteve të respektojnë edhe sinjalistikat dhe peshën e automjeteve për kalimin mbi urë.

Tragjedia që ndodhi në Genova, nuk tronditi vetëm shtetin e Italisë. Pas shembjes së urës Morandi me një bilanc 38 viktima, vëmendja e autoriteteve edhe në vendin tonë në Shqipëri shkon drejt veprave të tilla infrastrukturore, gjendjen e tyre, kapacitetet dhe respektimin e sinjalistikave nga ana e drejtuesve të mjeteve. Në një konferencë për media drejtori i policisë rrugore Mithat Tola tha se janë marrë disa masa dhe nisi inspektimi i peshës së lejuar të mjeteve mbi ura, po ashtu edhe gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë.

Tola: Nisur nga ngjarja tragjike, rrëzimi i urës në Genova të Italisë ku humbën jetën 39 persona ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal - horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve në të gjitha urat e vendit. Si dhe do të marrë pjesë në vijim në përbërje të grupeve teknike të punës dhe të inspektimit të ministrisë së Infrastrukutrës për të verifikuar gjendjen e të gjitha strukturave dhe elementëve të sigurisë të këtyre urave. Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë në këto infrastruktura shërbimi i policisë rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimin e peshave dhe ngarkesave nga mjetet për të shmangur dëmtimet dhe për të bërë që ata të respektojnë ligjin duke prodhuar më shumë siguri për të gjithë.

Gjithashtu Tola i bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes në timon pasi fluksi i qarkullimit është rrezik për aksidente. Gjithashtu Tola paralajëmëroi kontrolle të shpejtësisë në mënyrë elektronike pëmes sistemit Radar.

Por përtej përforcimeve nga ana e qarkullimit rrugor, në Shqipëri dhe shtetet si Bullgaria, Franca, Gjemrania dhe Zvicra janë angazhuar të bëjnë inspektime të gjendjes së urave dhe rindërtimin e tyre në rast amortizimi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tola-jane-konstatuar-bllokim-te-akseve-rrugore

Free Traffic Exchange