Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Masat shtesë për sezonin turistik po zbatohen me korrektësi nga policia e shtetit.
Në këtë përfundim arriti zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, gjatë një inspektimi të pikave të kalimit kufitar në jug të vendit.
Hajnaj kërkoi që ky angazhim dhe përkushtim të vijojë më me intensitet deri në përmbyllje të sezonit,
Hajnaj: Gjithashtu janë marrë masat dhe po ndiqen me korrektësi zbatimi i detyrimeve ligjore përsa i përket lëvizjes së mjeteve lunduese dhe të motorrëve të ujit.
Gjithashtu Drejtore Hajnaj ka vlerësuar bashkëpunimin me rojen bregdetare dhe kullat e vrojtimit për dhënien ndihmë pushuesve që u rrezikohej jeta nga mbytja në det, si dhe bashkëpunimin me homologët për parandalimin dhe goditjen e tafiqeve të paligjshme.
Hajnaj: Një bashkëpunim i mirë është edhe me homologët tanë grek, në Pikat e Kalimit Kufitar në kufirin e gjelbër dhe atë detar. Në Pikat e Kalimit Kufitar përsa i përket menaxhimit të fluksit nga të dyja palët për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve , në kufirin detar dhe atë të gjelbër për të evidentuar dhe goditur trafiqet e paligjshme.
Hajnaj theksoi se gjatë sezonit turistik nëpërmjet Qafë- Botës kanë hyrë rreth 105 mijë shtetas ku 73 mijë janë shtetas të huaj , si dhe nga porti i Sarandës kanë hyrë rreth 125 mijë shtetas ku rreth 104 mijë janë shtetas të huaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sezon-turistik-i-qete-policine-hajnaj-inspekton-pikat-kufitare-ne-jug