Ekskluzive- Vetingu/ Pasuria e 4 prokurorëve të fundit të grupit të 1, vilat, makinat e armët

2018-08-17 14

Ramadan Troci, Shpëtim Kurti, Bujar Hoti dhe Besnik Cani janë katër prokurorët e fundit nga grupi i parë prioritar praj 57 prokurorësh dhe gjyqtarësh, të cilët do të dalin para komisionit të Vetingut, gjatë ditëve të para të muajit shtator, për t?u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar ndaj tyre, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimit dhe aftësitë profesionale.

Para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalin gjithashtu edhe gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Selita si dhe Kryeinspektorja në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari. Me verifikimin e këtyre 6 subjekteve, përfundon kontrolli i grupit të parë prioritar, duke i hapur rrugën kësisoj ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale