Treni përplas makinën në Golem, plagoset një familje - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-17 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jeta e një familjeje u rrezikua mëngjesin e të premtes teksa automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas nga treni në golem të durrësit.



Gjashtë anëtarë të një familjeje nga Durrësi mbetën të plagosur, pasi makina e tyre tip ?Volvo? u përplas me trenin e mallrave të linjës Durrës-Elbasan. Ata kanë shpëtuar për mrekulli, teksa janë shtyrë përreth 50 metra nga treni. Të plagosur mbetën, Bardhyl Cenalia 40 vjeç, bashkëshortja Lucia Cenalia 38 vjeçe, si dhe 4 fëmijet e tyre të moshave nga 2 deri në 8 vjec.



Nga hetimet e para rezulton se Bardhyl Cenalia që ishte drejtuesi i automjetit ka tentuar të kalojë pikërisht në këtë vend ku rruga e mjeteve kryqëzohet me shinat e trenit. Pavarësisht tabelave sinjalizuese, 40-vjecari nuk ka qenë i vëmëndshëm duke provuar të kalojë me shpejtësi në krahun tjetër të rruigës, kur papritur treni i mallrave e ka marrë përpara.



Për rreth 50 metra, mjeti është shtyrë në shina së bashku me gjashtë antarët e familjes Cenelia, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.  Ankthi dhe paniku ka qenë I madh, por për fat të mirë lëndimet ishin minimale. Familja Cenalia u transportua me autoambulancë drejt spitalit të durrësit, nga ku bluzat e bardha thanë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



Barshyl Cenalia dhe familja e tij jetojnë në Britaninë e Madhe. Ata kishin ardhur në Shqipëri për pushimet verore.