Gjirokastër/ Festa e Nokovës me mision fisnik, mbledh para për rindërtimin e Kishës ortodokse

2018-08-16 1

Me qindra banorëve vendas dhe të ardhur nga emigracioni, mbrëmjen e së mërkurës ishin pjesëmarrës në festën e fshatit Nokovë të Gjirokastrës. Këngë, valle, tradita të zonës që përcillen tek brezi i ri, kanë qenë aktivitetet e organizuara në fshatin e ngritur mes kodrave dhe Parkut Natyror të Zhejit.

Përveç festës banorët janë organizuar edhe për një fakt tjetër shumë domethënës, atë të grumbullimit të të ardhurave për rindërtimin e kishës ortodokse të Shën Nikollit e cila është lënë në mëshirë të fatit. Kryetari i fshatit, ka falenderuar bashkëfshatarët për prezencën e tyre në këtë festë si dhe për mbledhjen e parave.

Dua të bëj një falenderim për rininë dhe komandantin Vasil, ai i ka bërë të tëra. Duam ndihmë, ndihmë morale dhe sa keni mundësi edhe fizike. Rroftë rinia!

Anesti Shupuli, kryetar i fshatit
Fshati Nokovë, përvec të tjerash njihet edhe si vendi i origjinës së ish-kryeministrit dhe ish-themeluesit të PS Fatos Nano. Ky fshat ndodhet vetëm 10 km në lindje të qytetit të Gjirokastrës.