Report TV - Flet i riu që shpëtoi vajzat e Rudinës: U hodhën të tria në lumë, si ia hoqa nga duart

2018-08-16 6

Fier- Rudina Kishta ka dashur të mbytej bashkë me vajzat e saj. Historia e gruas që i vuri flakën shtëpisë së bashkëjetuesit të saj, sa vjen e bëhet. Drama e Rudinës duhet parë ashtu siç është. Detajet e reja të rrëfyera sot nga njeriu që shpëtoi dy vajza binjake 6-vjeçare nga mbytja në lumin Seman tregojnë më shumë për dramën e kësaj nëne.

Ndërsa pak ditë më parë u raportua se gruaja kish dashur të mbyste vajzat e saj, dëshmitari okular dhe njeriu që i shpëtoi të miturat tregon një version tjetër. Ai thotë se Rudina është hedhur në lumë bashkë me vajzat, për t?i dhënë fund edhe jetës së saj.

Ndonëse në burg tashmë, këto veprime gruaja i mori në kushtet e një dëshpërimi të thellë. Prej gjashtë muajsh ishte martuar për herë të dytë, me një njeri që pinte, e në darkë dhunonte atë dhe vajzat e mitura. E pashpresë, ajo i vë flakën shtëpisë së tij dhe tenton t?i japë fund jetës së saj dhe të vajzave.

Ardimir Murataj thotë se ka qënë duke peshkuar në momentin që pa gruan të hidhet në lumë bashkë me vajzat.

?Për momentin isha duke peshkuar tek ky vendi këtu (tregon me gisht) dhe matanë ishte një burrë rreth 65 vjeç, po peshkonte edhe ai. Në ato momente shikoj që vjen një grua me dy kalamaj, në cep të urës. Duke kaluar avash avash u hodh direkt në lumë. Njërën nga vajzat e kishte në krahë dhe hodhi në lumë, dhe tjetrën e kapi prej flokësh. Në ato momente hoqa telefonin nga xhepi, u zhyta e eca tre metra me not, ia kam hequr njërën gocë nga duart?,- tregon ai për Report Tv.

Free Traffic Exchange