Vijon situata e djegies së plehërave në fshatin Halilaj në rrethin e Krujës. Jo vetem guroret dhe furrat e gelqeres që janë ndotës kostant, por edhe djegia e mbetjeve urbane vazhdon natë e ditë, duke u bërë problem serioz për jetën e njerëzve.
Tymi i shkaktuar nuk ndot vetëm fshatin Halilaj që është përzgjedhur nga projekti 100 fshtrat turistik, por ai përhapet në të gjithë rrethin e Krujës. Sipas kryeplakut të fshatit Halilaj, ndotja e vazhdueshme është shkaktare për vdekjen e 25 personave
Pavarsisht rikthimit të herë pas hershëm nga ana e Report Tv, për trajtimin e kësaj situate skandaloze, akoma nuk është marrë asnjë masë nga Ministria e Mjedisit apo institucionet vendore.