Lezha u dedikoi një mbrëmje të gjatë emigranteve të saj, vizitoreve dhe pushuesve të cilët kishin zgjedhur që të ishin në këtë qytet këtë 15 gusht. Aktivitetet e nisura që prej 5 gushtit kulmuan me një koncert festiv të organizuara me këtë rast, që prej 11 vitesh kujtohet si dita e shtegtarëve. Pjesë e organizimit për këtë festë ishte Birra Tirana në Bashkëpunim me Bashkinë Lezhë. Të shumtë ishin qytetaret që tejmbushën sheshin "Gjergj Kastrioti", duke shijuar përformancen e artisteve me në zë të skenes shqiptare, si dhe shijen e Birres Tirana.
Padyshim që birra Tirana është birrë e mirë. Që nga vepra Juvenilja e Ndre Mjedës, është poezia e shtegtarit, ku flitet për shtegtarin që thotë pas fushës e pas malit e pret nëna djalin, atëherë e priste me shkop, sot e pret me birrë Tirana. Padyshim është birra më e mirë po na shijon.
Qytetarët në festën e shtegtarëve në Lezhë
Drejtori i Përgjithshëm i Birrës Tirana, Luan Bregasi u shpreh se Birra Tirana ka ardhur këtë vit me një cilësi dhe imazh të ri, duke përmbushur maksimalisht shijet e konsumatoreve.
Birra Tirana është pionerja e industrisë ushqimore në Shqipëri, është mbretëresha e birrave shqiptare. Iu jemi mirënjohës qytetarëve, bashkisë Lezhë dhe kompanisë organizatore. Vetë qyteti i Lezhës ka provuar se Birra Tirana është udhëheqëse e tregut në Shqipëri.
Luan Bregasi, Drejtor i Përgjithshem i Birrës Tirana