Thaçi: Merr fund ëndrra e Serbisë për ndarjen e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Hashim Thaçi ka ribërë të qartë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Korrigjimi i kufirit me Serbinë, sipas presidentit, do të fundosë ëndrrën serbe për ndarje apo bosnjëzim të Kosovës.



Hashim Thaçi: ?Korrigjimi i kufijve dhe përfshirja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, përfundimisht e shuan ëndrrën e kamotshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë për ndarjen e Kosovës apo krijimin e Republika Srpskas në Kosovë. Është me interes të ritheksoj se i gjithë procesi duhet të përcillet me transparencë të plotë dhe llogaridhënie dhe në fund të fundit qytetarët përmes referendumit do ta thonë fjalën e vet dhe vullnetin e tyre?.



Në një intervistë për mediat e Kosovës, presidenti Thaçi akuzon ata që e kundërshtojnë idenë e tij, duke i quajtur kamikazë politikë.



Duke ftuar opozitën të bëhet pjesë e dialogut, Thaçi thekson se nuk do të lejojë askënd ta bllokojë arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.



 ?Nuk është e lehtë as për mua të ballafaqohem me Vuçiçin. Lehtë është të qëndrosh si spektator, por vështirë është të luash. Kështu që edhe subjektet politike duhet të futen në lojë dhe t?i marrin përgjegjësit gjatë betejës. Nëse nuk duan, në fund të këtij procesi, nëse arrijmë ndonjë marrëveshje, atëherë duhet që qytetarët nëpërmjet referendumit të deklarohen për ose kundër kësaj marrëveshje?.



I pyetur për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, kreu i Kosovës u përgjigj se nuk do të lejojë kurrë që ai të ketë kompetenca ekzekutive.



Ndërsa për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, Hashim Thaçi shprehet se fjalën e fundit do ta thonë qytetarët e Kosovës.