Një shtetas italian është arrestuar nga policia kufitare në portin e Durrësit për trafik të lëndëve narkotike.
Piero Mormina u ndalua mbrëmë duke udhëtuar me makinë me destinacion Italinë.
Gjatë kontrollit të në automjetin e tij tip Fiat, në pjesën e poshtme të prapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike marijuanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".