‘Një vilë historike më pak’, shembet ndërtesa e vjetër e motrave të Zogut në Tiranë

2018-08-15 1

Gjurmët e ?Qytetit kopsht?, konceptuar në planin rregullues të Tiranës në vitin 1936 dita-ditës po veniten. Një nga vilat historike te rruga e ?Elbasanit?, e cila ka qenë pjesë e këtij koncepti nuk është më. Brenda dy ditësh u shemb. Sot gjenden vetëm rrënojat e godinës 80-vjeçare. Në vend të saj do të ndërtohet një pallat dhjetëkatësh.

Por kujt i përkiste fillimisht Vila 11?

Fillimisht ka qenë konceptuar si vilë e motrave të Zogut, ndërsa më pas ka qenë nën zotërimin e privatit. Vila historike 11 ka qenë në listën e monumenteve të kategorisë së II, gjë që për 80 vite nuk është tjetërsuar origjina e saj. Ndërsa, kët ë periudhë statusi i është hequr. Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ka bërë asnjë deklarim për këtë. Por fatin e kësaj vile do ta kenë edhe të tjera vila në kryeqytet.

Gjurmët e kësaj godine historike tashmë janë vetëm në librin studimor të arkitektes Vera Bushati, ?Vilat e Tiranës?. Brezat që do të vijnë nuk do të kenë asnjë informacion më shumë, por mesa duket historia po krijohet nga e para.

a.me.

Free Traffic Exchange