Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërkohë që jemi në kulmin e sezonit turistik hidrovori i Tales në Lezhë është kthyer në rrezik për ndotje mjedisore. Ky hidrovor është mbushur me mbetje të shumta midis tyre edhe kafshë të ngordhura ndërsa uji i tij përfundon në det duke sjellë rrezik real për epidemi.
Hidrovori i Tales në Lezhë është kthyer në një rrezik serioz për përhapjen e epidemive. Ujërat derdhen në det çka mund te sjelle rrezik për shëndetin e pushuesve të zonave përreth. Drejtori i Bodrit te Kullimit ne Lezhe Ndue Preka pranon situatën problematike ndërsa shprehet se ka nisur pastrimi.
Preka: Ka një urdhër radikal nga ana ime që mbeturinat toksike si kafshët e ngordhura të pastrohen ditë natë dhe të mos krijohet asnjë problem për pushuesit në atë zonë. Situatën e kemi nën kontroll.
Kjo situatë ka ardhur si rezultat i mosfunksionimit të sistemit të pastrimit pasi janë larguar nga puna dy punëtorë të pastrimit të zgarave.
Preka: Është shkurtuar fuqia punëtore për disa hidrovore. Ne kemi bërë kërkesë dhe presim që të reagojë pozitivisht edhe Ministria.
Ndotja e zonës duket se ka ardhur prej vetë banorëve të cilët të gjitha mbetjet e ndryshme shtëpiake i hedhin ne kolektor duke sjell një ndotje e madhe mjedisore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tale-hidrovori-rrezik-epidemi