Ora News - Gjobiten 371 drejtues, 9 arrestohen

2018-08-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm gjatë 48 orëve të fundit policia e qarkullimit në tiranë ka ndëshkuar 371 drejtues mjetesh për kundravajtje të ndryshme. Burimet zyrtare thanë se 9 persona janë arrestuar për drejtim mjeti pa patentë apo në gjendje të dehur ndërsa pamjet e publikuara nga policia tregojnë raste flagrante të mosrespektimit të semaforit apo rregullave të tjera të qarkullimit.

Policia Rrugore ka arrestuar nëntë drejtues mjetesh gjatë 48 orëve të fundit në tiranë. në total numri i shoferëve të ndëshkuar është 371 ndërsa policia thotë se kontrollet në rrugë kanë pasur për objekt goditjen e kundravajtjeve të rrezikshme dhe shqetësuese për përdoruesit e rrugës.

Gjobat janë vendosur për kundravajte si përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe çiklomotorëve, mospozicionimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, dhe mos respektimi i sinjalizimit rrugor etj;

Gjatë kontrolleve në funksion të këtij Plani në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike ndaj këtij fenomeni, policia tha se gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari, 58 drejtues motomjtesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe 76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit.

gjoba janë vendosur edhe ndaj 36 drejtuesve të mjeteve mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik ndërsa 15 drejtues makinash janë ndëshkuar për shkelje semafori.

Në grupin e nëntë personave të arrestuar policia tha se janë 6 drejtues mjetesh të pa pajisur me leje drejtimi dhe tre të tjerë që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjobiten-371-drejtues-9-arrestohen

Free Traffic Exchange