Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konfliktet e vazhdueshme mes Ardian Gjikës dhe bashkëjetueses së tij Rudina Kishta duket se e kanë detyruar këtë të fundit ti vendoste flakën banesës ku ata jetonin.
Nga burime policore është mësuar se çifti në fjalë kishin pasur shpesh debate me njëri-tjetrin për shkak se shtetasi Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme.
Kjo ka bërë që 42 vjeçarja të largohej shpesh herë nga banesa. Edhe bashkëjetuesi i saj e konfirmoi mbrëmjen e shkuar se ajo ishte larguar prej 6 muajsh nga banesa.
Në dëshminë e saj mësohet se 42 vjecarja Rudina Kishta të ketë thënë se banesën e dogji për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.
Duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer, në këto kushte e ndjerë e zhgënjyer, 42 vjeçarja i ka vënë flakën banesës. Rudina Kishta e ka dhënë dëshminë e saj nën një ngarkesë të rëndë psikologjike për shkak të dy vajzave të saj të mitura e ndërsa ka shtuar se vajzat kërkonte t'i hiqte qafe që të mos vuanin.
Ndërkohe nga banorë të zonës mësohet se 47 vjeçari Ardian Gjika qëndronte shpesh herë i alkoolizuar, e madje edhe të atin e tij Trifon Gjika e kishte detyruar të largohej para disa kohësh nga banesa ky jetonin cifti në fjalë. Banesa e djegur është ndërtuar nga babai dhe është në pronësi të Trifon Gjikës.
Fier, nëna tenton të mbysë vajzat e mitura binjake në lum, djeg dhe banesën e burrit
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dogji-shtepine-e-tentoi-te-mbyste-vajzat-42-vjecarja-nuk-doja-te-vuanin-burri-pinte