Arme, municione e droge. Arrestohet 25-vjeçari ne Vlore

2018-08-15 0

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi iu gjetën drogë, armë e municione luftarake. Denis Muhametaj nga Llakatundi i Vlorës u arrestua në flagrancë gjatë operacionit të koduar "Mercury".

Atij iu gjetën dhe sekuestruan 1 automatik, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi, 1260 fishekë pistolete dhe kallashnikovi, 3 motora për mjete ujore, një furgon, një kamionçinë dhe një autoveturë, si dhe 15.7 kg kanabis e 340 kubikë kanabis.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Kontrabanda me mallra të tjera'', ''Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', ''Prodhimi, shitja e narkotikëve'', dhe ''Kultivimi narkotikëve''.

Free Traffic Exchange