Pamje ekskluzive, çfarë mbeti pas 'Far West'-it në Kamëz, 70 plumba dhe tritol ndaj familjes Halili

2018-08-14 6

Tiranë- Kamza është zgjuar këtë të martë në ?Far West? ku ndaj vilës së vëllezërve Halili mes tyre dhe Shkëlqim Halilit janë shkrepur 70 plumba automatiku dhe është hedhur në oborrin e saj një sasi tritoli. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar në njerëz pasi 8 pjesëtaret e familjes, mes tyre dhe fëmijë kanë qenë në gjumë ndërsa plumbat janë përhapur gjithandej nga parkingu e deri në katin e 4 të vilës ku banonte një prej vëllezërve.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij atentati pa viktima ndërsa pistat e hetimit janë shtrirë nga një atentat për eliminimin e vëllezërve Halili deri tek një mesazh kërcënues për ta. Gjithçka është regjistruar në ora 02:02 minuta të mëngjesit të kësaj të marte ku një automjet i identifikuar si Fuoristradë ML është ndalur në ?Bulevardin Blu? para banesës së Halilajve dhe kanë hapur zjarr duke qëlluar nga dy kënde të ndryshme.

Breshëria e zjarrit ka zgjatur më pak se 2 minuta shprehen jashtë kamerave vëllezërit Halilaj të cilët po ashtu sqarojnë se s?kanë asnjë konflikt me një person apo persona që do donin ti eleminonin. Pasi kanë hapur zjarr dy autorë të dyshuar kanë shpërthyer nën bordin e automjetit BMË që shihni në pamje një sasi eksplozivi e cila gjatë shpërthimit ka dëmtuar dy mjete BMË dhe një Volsëagen duke pësuar dëme të konsiderueshme.

Pak minuta pas këtij krimi Policia e Shtetit ka mundur të gjejë në Larushk të Fushë-Krujës një zonë e cila ndodhet 10 minuta larg Kamzës një Fuoristradë ML të djegur. Siç dhe shihni në këto pamje është kjo ML e gjetur e djegur në bordin e të cilës ndodhen dhe dy skeletet e armëve të zjarrit kallashnikov.