Report TV zbulon detaje të reja që çuan në lirimin e 37-vjeçarin, Ylli Luka, megjithëse plagosi duke i thyer të dyja këmbët oficerin e policisë në detyrë, Jonuz Vrapi. Nga vendimi gjyqtarit Durim Hasa del në pah një hetim i dobët dhe aspak profesional i prokurorit të çështjes, Olger Rumci, i cili nuk i paraqiti gjykatës dy elementë shumë të rëndësishëm. Aktin e ekspertimit në vendngjarje përfshi dëshminë e të dëmtuarit oficerit të policisë Jonuz Vrapi i cili edhe gjatë një interviste për Report TV deklaroi se nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor.
?Ai nuk iku, por u largua 3-4 metra me mjetin me drejtim nga jugu dhe ka bërë një manovër duke xhiruar të katërta rrotat duke ecur me indietro më goditi. Ai u kthye prapë e i ra turmës. Kur i ra turmës për herë të dytë, unë duke u zvarritur u shmanga rreth një metër që të hipja në cep të trotuarit se nuk po komandoja dot këmbët?.
Jonuz Vrapi, efektivi i plagosur
Në vendim e dhënë nga gjyqtari Durim Hasa thuhet se Ylli Luka ka dalë përpara tij për masën e arrestin për akuzat ?Goditje për shkak të detyrës?, ?Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Largim nga vend i aksidentit? për të cilat prokurori ka kërkuar arrest me burg. Gjyqtari Durim Hasa në pikën 24 të vendimit thotë:
Përpara kësaj gjykate nuk u soll asnjë fakt dhe provë se dëmtimet e shtetasit Jonuz Vrapi përbëjnë plagosje të rëndë, kurse dy plagosje të lehta nuk ekzistojnë.