Qeveria ka shpallur zyrtarisht tenderin për fillimin e punimeve të pjesës së mbetur të Unazës së Madhe të kryeqytetit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dërguar dokumentet teknikë për të hapur garën për lotin e dytë që lidh Saukun me Farkën dhe më pas del në zonën e Shkozës. Në total ky segment do të kushtojë 16 milionë dollarë për një gjatësi prej 2.4 kilmetrash.
Me një vlerë prej 26 milionë dollarësh do të ndërtohen 3.3 kilometrat e aksit që do të lidhë Shkozën me Ali Demin dhe Kodrën e Priftit. Pjesa e dytë e tij fillon afër Maternitetit të Ri, ndjek rrjedhën e lumit Lanë deri në Shkozë dhe përfundon në afërsi të ish uzinës së Autotraktorëve duke u lidhur me Unazën e Madhe të Tiranës.
?Hapja e tenderit dhe përfundimi i punimeve të këtij aksi do të bëjë të kalueshëm këtë segment, punimet e të cilit përfunduan një vit më parë. Rruga do të lidhë Saukun me zonën e Farkës e më pas me Sheshin Shqiponja.?
Burime për televizionin Klan bëjnë me dije se gjatë ditëve në vijim do të nisë gara edhe për 3 lote të tjera të cilët do të bëjnë të mundur lidhjen e rrugës nga Shkolla Teknologjike deri te Sheshi Shqiponja. Në total parashikohet që punimet të përfundojnë pas dy vjetësh.