Rruga e re në zonën e ish Kombinatit, Veliaj: Mbajmë premtimin për investime në çdo lagje

2018-08-14 2

Mijëra familje në zonën e ish Kombinatit ?Josif Pashko? kanë sot një rrugë të re. Bashkia e Tiranës vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje të kryeqytetit, duke mbajtur premtimin për banorët. Investimi ishte premtuar që në vitin 2013 nga administrata e kaluar, por përfundoi falë ndërhyrjes nga Bashkia e Tiranës për lirimin e hapësirave nga objektet informale dhe trajtimin me bonus strehimi të familjarëve të cilët prekeshin nga zbatimi i projektit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se edhe në këto ditë gushti, bashkia është në krye të punëve. Ai nënvizoi se pas këtij investimi, kjo zonë pritet të njohë një investim të rëndësishëm nga qeveria për stacionin e ri të trenit të kryeqytetit.

Në Bashkinë e Tiranës kemi një parim: çdo ditë një punë konkrete! Puna konkrete në këtë ditë të nxehtë gushti është ky ?by-pass?, që lidh disa zona informale, që njihen me emrin ?shinat e Trenit?. Siç e shihni, shinat e trenit janë këtu dhe presin investimin e radhës të qeverisë, që do sjellë trenin tek Bulevardi i Ri, por ndërkohë që presim trenin, s?duhet të humbasim trenin e investimeve në Tiranë. Kjo është arsyeja pse jemi zhvendosur drejt periferisë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj
Aktualisht, Bashkia e Tiranës ka rreth 100 kantiere të hapura, ku po punohet për përmirësimin jo vetëm të infrastrukturës rrugore, por edhe për institucionet arsimore dhe sociale të qytetit.