Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Pazari i mesnatës" prangosi dy persona të cilët akuzohen se shisnin lëndë narkotike të llojit "Kokainë", në lokalet me muzikë dhe tallava të kryeqytetit.
Të arrestuarit në flagrancë janë Agostin Zefi, 56 vjeç, Zef Bokaj, 30 vjeç të dy banues në Lezhë.
"Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë lëndë të dyshuar narkotike të llojit ?Kokainë? në lokalet me muzikë dhe tallava, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në saj të punës së mirëorganizuar hetimore është bërë arrestimi i tyre në flagrancë pasi në rrugën "Kongresi i Manastirit", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Audi", brenda të cilit ndodheshin këta shtetas u gjetë një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë" informon policia e Tiranes.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestuar: 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, automjet tip "Audi" dhe tip "Renault" dy aparate celularë.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të ?Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkpunim? të parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve A. Z., dhe Z. B.
Operacion policor i koduar "Pazari i Mesnatës", u ndërmor nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shisnin-kokaine-ne-tallavate-e-tiranes-policia-i-prish-pazarin-e-mesnates