Tiranë- Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka shkuar pak më parë në Kamëz, aty ku në orët e para të së martës u sulmua me 70 plumba e tritol kompleksi Halili, pronë e dy vëllezërve Shkëlqim dhe Klevis Halili. Ai ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive brenda kompleksit.Terrori, frika dhe paniku nuk ka kapur vetëm familjarët, por gjithë Kamzën këtë mëngjes. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duken shenjat e plumbave në muret e godinës. Plumbat kanë mundur të deportojnë edhe në dhomën e gjumit. Fatmirësisht asnjë prej familjarëve nuk është lënduar.
Në oborrin e ndërtesës janë djegur edhe dy makina luksoze të familjes Halili. Deri më tani policia nuk ka asnjë autor të dyshuar, por nuk përjashtohet mundësia që sulmi të ketë qënë një paralajmërim për vëllezërit Halili. Autorët nuk u mjaftuan vetëm me plumbat, por hodhën edhe një sasi tritoli në oborrin e kompleksit.
Pak pas ngjajres një makinë u gjet e djegur afër Fushë-Krujës, ndërsa dyshohet që ajo të jetë përdorur nga autorët e sulmit në kompleksin Halili.