Marrëveshja e Ohrit shënon 17-vjetorin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Marrëveshja e Ohrit shënon 17 vjetorin e nënshkrimit të saj. Ajo konsiderohej si garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.



Marrëveshja u arrit asistimin e bashkësisë ndërkombëtare, pas luftimeve të cilat ndodhën në vitin 2001 dhe mes tjerash ka për qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.




Me rastin e shënimit të 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria e RM-së sot në ora 12 në Klubin e Deputetëve në Shkup, organizon manifestim tematik me titull ?Rruga për në Bruksel përmes Ohrit?, në frymën e vendimit të këtij viti për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian dhe ftesën për anëtarësim në NATO.



Kjo është një marrëveshje e nënshkruar nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.