Report TV - Shkodër, tentoi të kalonte kufirin me 19 pistoleta në çantë, kapet suedezi

2018-08-13 15

Shkodër- Kontrolli në pikën kufirare të Muriqanit ka nxjerrë zbuluar një shtetas suedez. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se ai është arrestuar pak minuta më parë pasi gjatë kontrollit në autobusin e linjës ?Kosovë -Gjermani? u kap me 19 pistoleta.

Shtetasi Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi, në momentin e ndalimit ka deklaruar se armët i kishte blerë në Kosovë, por nuk kishte asnjë dokument për ta vërtetuar një gjë të tillë. Destinacioni i tij final ishte Gjermania. Policia e Shkodrës po e merr në pyetje në këto momente, ndërsa dyshohet që ai të jetë përfshirë në trafik armësh.

Njoftimi i policisë

Muriqan, Shkodër

Tenton të trafikojë armë zjarri, arrestohet nga Policia 21 - vjeçari nga Suedia.

Sekuestrohen 19 armë zjarri "Pistoletë".

Krahas masave për përballimin e fluksit, krijimin e lehtësirave ligjore me qëllim shmangien e radhëve dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor e në kohë për turistët dhe gjithë pushuesit që vijnë në Shqipëri për sezonin veror, shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan kanë rritur edhe kontrollin në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë, kryesisht trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen duke përfituar nga fluksi i madh.

Free Traffic Exchange