Ora News - Korçë, të armatosur e me maska hyjnë në banesë dhunojnë familjarin

2018-08-13 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tentuan të grabisin banesën, hajdutët perleshen me pronarin. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës (12 gusht) në fshatin Porodinë të Korçës.

Engjellush Dinkallari ka treguar me detaje dinamikën e ngjarjes . Në një gjendje të rënduar psikologjike 38- vjeçari ka pohuar se gjithçka ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të tij të mitur.

Hajdutët e maskuar dhe me armë në dorë kanë kërcënuar dhe dhunuar edhe bashkëshorten e tij.

Engjellush Dinkallari: "Ishte ora 22:00 dhe hyra në shtëpi. Nusja më tha hajdut në koridor. Kur shoh 4 persona të armatosur hyjnë direkt në dhomë ku isha unë, fëmijët, nusja dhe nëna. Unë shtyj derën, ata shtyjnë derën nga koridori për të hyrë në dhomë. Terror i paparë, dhe siklet i madh."

Grabitësit kanë goditur edhe të afërmit e Dinkallarit. I tronditur , nga ngjarja 38- vjecari ka bërë apel policisë të kap sa më parë autorët.

Vjedhjet dhe grabitjet janë kthyer në një fenomen tepër shqetësues për juglindjen. Dhjetra banesa janë vjedhur në fshatin Porodinë dhe Boboshticë ndërsa shumë prej pronarëve janë dhunuar nën kërcënimin e armëve. Ndërsa policia ende nuk ka asnjë autor të ndaluar

"Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjestarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen,"-rapoton policia.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korce-te-armatosur-e-me-maska-hyjne-ne-banese-dhunojne-familjarin