Report TV në fshatin e masakrës, banorja: Ta presin dhe t’ja mbushin të çarat me kripë

2018-08-12 0

Pak ditë pas masakrës ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij, në fshatin Resulaj ka rënë qetesia, ndërsa në familjet e viktimave ka ende një situatë shokuese.

Shtëpia e vetme e hapur është ajo e Azem Zykaj, i cili mbeti i vrarë bashkë me gruan e tij, ndërsa banesat e tjera janë bosh. Familjarët të presin, por i kanë kërkuar mirëkuptim gazetarit Armand Xhelilaj për të mos filmuar në shtëpitë ku ndodhi krimi makabër.

I vetmi që ka shkuar në shtëpinë e Ademit për ngushëllime ka qënë gjyshi i autorit, Kujtim Zykaj, i cili i ka drejtuar një mesazh të afërmve.

Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë.

Kujtim Zykaj
Pak banorë që flasin, tregojnë si i kanë njohur ata që humbën jetën, por edhe autorin dhe familjen e tij.

Unë kam qënë shok me Azemin. Nuk kemi fjalë.

Është shprehur një mik i Azemit
Ishin njerëz të rregullt. Hanin, pinin. Djali ishte në rregull me aq sa e kam takuar. Nuk e di në ka qënë problematik. S?më ka rënë në vesh gjë.

Banor i zonës
S?ka tragjedi më të madhe. U shua familja. Sidomos dy fëmijët e vegjël. Kanë qënë fis i mirë. Punëtorë. I sharroi tetë veta. Ta çajnë dhe t?ja mbushin të çarat me kripë.

Banore e zonës
Banorët janë ende të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, por janë kthyer në përditshmërinë e tyre.

Situata në Resulaj nuk mund të harrohet lehtësisht.