Resulaj, fshati qe jeton me tragjedine

2018-08-12 1

Fshati Resulaj jeton me tragjedinë që la pas 8 viktima nga një familje. Shtëpia e vetme e hapur nga fisi Zykaj është ajo e Azem Zykajt, i vrarë bashkë me gruan e tij, ndërsa banesat e tjera janë bosh.

Drejt shtëpisë shkohet mes një rruge të ngushtë, aty ku tashmë drejtohen të afërm dhe banorë të zonës për të ngushëlluar. Familjaret të presin, por kërkojnë mirëkuptim për të mos filmuar në shtëpitë ku ndodhi krimi makabër.

?Familjarët e viktimave kanë vendosur të hapin vetëm një shtëpi për të pritur ngushëllimet pas masakrës së ndodhur, ku humbën jetën 8 persona, pikërisht shtëpinë e Azemit dhe Afërditës, të cilët lanë pas dy fëmijët e tyre, dy djem.?

Pak banorë që flasin, tregojnë si i kanë njohur ata që humben jetën, por edhe autorin dhe familjen e tij.

?Na ka ardhur shumë keq, njerëz të mirë, njerëz punëtorë, në punë të tyre. Jemi shokuar, s?kemi fjalë.?

?Punon si të gjithë të tjerët. Hanin, pinin, ndonjë rast të keq s?kanë pasur...?

Gjyshi i autorit Kujtim Zykaj, ka një mesazh drejtuar të afërmve, kërkon që nipin ta dënojë vetë për masakrën që i shkaktoi familjes.

Tv Klan

Free Traffic Exchange