http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej vitesh lumi Devoll ka qenë shkaktari kryesor i përmbytjeve në fushën e Maliqit. Mungesa e ndërhyrjes prej 40 vitesh në këtë pjesë të lumit ka bërë bërë që në stinën e dimrit për shkak të bllokimit te urës, inertet të ktheheshin mbrapsht dhe përmbytnin fushës e Maliqit.
Kete vit Bordi Rajonal i Kullimit ka nisur ndërhyrjet me mjete në pastrimin dhe thellimin e shtratit të këtij lumi në një gjatësi afro 1.5 kilometra. Punimet po kryhen në segmentin e lumit nga ura e re e fshatit Libonik deri në afërsi te fshatit Goçë.
Edhe banorët shprehen se një investim i tillë shpeton tokat e tyre nga permbytja
Fusha e Maliqit në stinën e dimrit nga përmbytje humbet nga 200 deri ne 400 ha.