http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
NASA së fundmi ka nisur misionin e saj për të dërguar një satelit më pranë Diellit se kurrë më parë. Raketa që barte sondën Parker Solar, u ngrit në qiell nga Cape Canaveral, Florida.
Lançimi i kësaj sonde vjen pas një përpjekje të dështuar një ditë më parë, pasi NASA njoftoi se nuk arriti të lansojë në kohë sondën për shkak të motit. Të dhënat që pritet t?i marrë kjo sondë pritet të zbulojnë misteret më të mëdha të sjelljes së Diellit.
Sonda do të rrotullohet rreth planetit Venera për gjashtë javë dhe më pas do të ketë takimin e parë me Diellin. Ndërkohë pritet që për gjatë shtatë vjetëve, sonda Parker do të bëjë 24 rrotullime rreth Diellit, me qëllim që të studiojë fizikën e koronës së këtij ylli, vend ky që duket se është origjina e shumë aktiviteteve të rëndësishme që ndikojnë në Tokë.
Sonda më pas pritet të zhytet brenda kësaj atmosfere të butë, me qëllim të marrjes së mostrave dhe të arrijë vetëm 6,16 milionë kilometra nga ?sipërfaqja? e Diellit.