Ora News - Tërmet me magnitudë mbi 5 ballë godet Shqipërinë

2018-08-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tërmet i fuqishëm ka përfshirë Shqipërinë pasditen e sotme. Tërmeti u regjistrua rreth orës 5 e 38 minuta.

Tërmeti ka pasur një magnitudë prej 5.1 ballë, ndërsa është regjistruar 37 km larg Tiranës dhe 9 km nga Burreli.

Lëkundja e tërmetit është regjistruar në thellësi 10 km.

Por, Instituti i Gjeoshkencave, bën me dije se tërmeti ka si epiqendër Bulqizën me thellësi 25 km dhe magnitudë 5.1.

Tërmeti është ndjerë edhe në zonën e Shkodrës.

Lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Dibër, Lezhë dhe në Elbasan.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në shtete të tjera të Ballkanit, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi por edhe në Serbi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/termet-i-forte-lekund-tiranen