Në vendin e masakrës me tetë të vdekur në fshatin Resulaj të Selenicës, gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mundur të ndërtojë të gjithë skemën e vrasjeve makabre. Vrasësi gjakftohtë Ritvan Zykaj ka lëvizur mes tre shtëpive, që ishin vetëm 30 metra larg njera-tjetrës. Në oborret e tyre kanë mbetur ende të freskëta njollat e gjakut.Me kallashnikov në dorë ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, të cilin e ka gjetur në shkallët e banesës ku dhe e ka ekzekutuar.
?Pikërisht këtu janë gjurmët e gjakut. Sa ka dalë nga shkallët është qëlluar njeri prej viktimave Dritat e shtëpisë kanë mbetur ndezur?,- thotë gazetari i Report Tv.
Pas tij ka vrarë Vasilikën bashkëshorten Besimit. Dora e 24-vjeçarit nuk është ndalur as ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 15 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj, Ledjonin, vetëm 8 vjeç.
Gjakëftohtë ai ka lëvizur pak metra me tej dhe i është afruar banesës së vëllait tjetër, Azemit. Azemi pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur nga banesa bashkë me të shoqen. Ridvani ka derdhur një breshëri plumbashedhe mbi ta duke i lënë të vdekur.