Ora News - Psikologja: Shoqëria bombardohet nga mëngjesi deri në darkë me kronikë të zezë

2018-08-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Psikologja Entela Binjaku në një lidhje për Ora News, duke komentuar ngjarjen makabre në Vlorë, thotë se shoqëria shqiptare bombardohet nga mëngjesi deri në darkë me lajme të kronikës së zezë, duke apeluar që mediat të jenë më të kursyera me detajet.

Binjaku: Kishte edhe detaje që mund të ishin kursyer, por kjo më shumë se me ne si qytetarë ka të bëjë edhe me profesionalizimin. Dita e djeshme nisi me një vrasje që në orët e para të mëngjesit në Shkodër dhe mori përmasa të mëdha në orët e vona të mbrëmjes.

Një shoqëri që bombardohet nga mëngjesi deri në darkë me lajme të kronikës së zezë në mënyrë të vazhdueshme, dashje pa dashje hyn në një lloj psikoze të mungesës së shpresës, për të cilën nuk dua të them se është media fajtore, por duhet të jetë më e kursyer ndaj disa detajeve që ngarkojnë emocionalisht shumë qytetarë.

Ka shumë njerëz që pyesin si është e mundur që policia e kapi pas 12 orësh? Dhe këtu duhet parë efikasiteti i Policisë së Shtetit, e cila duhet të tregohet efikase dhe shumë profesionale.

E gjithë kjo histori duhet të na ndërgjegjësojë si shoqëri që të mos i bëjmë gjërat shkel e shko.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/psikologja-shoqeria-bombardohet-nga-mengjesi-deri-ne-darke-me-kronike-te-zeze